Të paktën 3 persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me armë në një festë në Kaliforni.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja u regjistrua në Downey, kur një person i armatosur hyri në shtëpinë ku mbahej festa dhe nisi të qëllonte.

Viktimat janë 3 burra, ndërsa mes të plagosurve është dhe një grua që ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia deklaron se mes viktimave është dhe autori i ngjarjes.