Në një aksion nëpër filma nga Policia e Pogradecit ka kapur një mjet, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Mjeti golf me 4 shtetas në bagazh, që dyshohet se janë refugjatë i kishte ikur një postoblloku në dalje të qytetit të Pogradecit për në drejtim të Tiranës.

Por pas ndjekjes nga uniformat blu, ai u ndalua në Piskupat për shkak të bllokimit të pjesshëm të këtij aksi rrugor ngaqë po përgatitej të zhvillohej “Kupa e Shqipërisë” në Çiklizëm.

Në momentin që i është afruar Policia, drejtuesi i mjetit e ka braktisur duke përfituar nga rrëmuja e krijuar, por që pas disa minutash është prangosur nga ana e policisë.