Rritja e çmimeve ushqimore dhe energjisë vazhdon të peshojë në xhepat e konsumatorëve, ndërsa shtetet e BE po përballen me nivelin më të lartë të inflacionit në dekada. Në vazhdën e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe problemeve në zinxhirin e furnizimeve, indeksi i çmimit të konsumit në Gjermani, ekonomia më e madhe në Europë, kërceu në 7.9 përqind ne maj, vlera më e lartë në gati gjysmëshekullit,  dhe 7.6 përqind në muajin qershor. Inflacioni në gjermani po nxit një krizë sociale dramatike që mund të përkeqësohetgjatë muajve në vazhdim.

“Jemi në mesin e një krize sociale dramatike e cila me gjasë do të përkeqësohet gjatë muajve në vazhdim. fundi nuk duket ende, veçanërisht sa i përket inflacionit dhe çmimeve që kanë goditur më shume qytetarët me të ardhura të ulëta”, deklaroi Marcel Fratzscher, presidenti institutit të kërkimeve ekonomike DIW.

Një raporti i fundit i Institutit të kërkimeve ekonomike, tregoi se ushqimet, strehimi dhe energjia përbëjnë gati 2/3 e konsumit për familjet që janë pjesë e 20 përqindëshit me më pak të ardhura, ndërsa kjo shifër është 44 përqind tek familjet në 20 përqindëshin me të ardhura më të larta.

Rritja e kostove të jetesës po detyron gjithmonë e më shumë njerëz të kërkojnë mbështetje nga qeveria. duke parashikuar se çmimet kanë pak gjasë të kthehen në nivelet e para krizës, ekspertët bëjnë thirrje për masa me të përqëndruara dhe afatgjata për të mbrojtur grupet me të ardhura të ulëta.

Inflacioni në Francë pritet të rritet me 5.8 përqind, vlera më e lartë që prej 1985-s. Indeksi i çmimit të konsumit në Itali preku vlerën rekord prej 8 përqind në muajin qershor nxitur kryesisht nga rritja e çmimit të energjisë që ishte 48.7 përqind me shumë se në qershorin e një viti më parë. 

Në republikën çeke ku çmimet e ushqimeve janë rritur me 18 përqind në qershor, çuan indeksin e çmimit të konsumit në 17.2 përqind.

Çmimet në Greqi ishin 12.1 përqind më të larta se në në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke prekur vlera rekord në gati 30 vjet.