Rreth 250 ndërtesa janë përzgjedhur për Festivalin Botëror të Arkitekturës (WAF). Me origjinë nga 50 vende, finalistët do të gjykohen në disa kategoritë, përpara se të klasifikohen për titullin prestigjioz të “Ndërtesës Botërore të Vitit”.

Kina kryeson listën me më shumë projekte se çdo vend tjetër, megjithëse organizatorët vunë re një rritje të dukshme këtë vit edhe nga India e Turqia.

Festivali WAF, do të mbahet nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor në Lisbonë të Portugalisë dhe përpos çmimit të madh, do të akordojë edhe çmime të tjera për projektet e së ardhmes apo dizajnet më të mira. Në vitin 2021, si “Ndërtesa Botërore e Vitit” u vlerësua “Amager Bakke” në Kopenhagë.