Me gjithë performancën e mirë në të dy kahet deficiti tregtar, raporti mes importeve dhe eksporteve në gjysmën e parë të viti arriti në 193 miliardë lekë.

Ndonëse në ngadalësim dy muajt e fundit, eksportet e mallrave në gjashtë-mujorin e par-mujorin e parë vitit u rritën krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vlera e mallrave të shitur jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit arriti në 253 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me mbi 43 për qind.

Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve, materialet e ndërtimit, mineralet, lëndët djegëse, ushqimet e pijet si dhe makineritë kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen e eksporteve.

Nga ana tjetër rritje pësuan edhe importet. Mallrat e blerë në harkun e muajve janar-qershor sipas INSTAT arritën në 446 miliardë lekë, 26 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Me gjithë performancën e mirë në të dy kahet deficiti tregtar, raporti mes importeve dhe eksporteve në gjysmën e parë të viti arriti në 193 miliardë lekë, një rritje me rreth 9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Rritja e vlerë së mallrave të eksportuar e importuar ka ardhur edhe si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve në tregje.