Ish-futbollisti brazilian Ronaldo, pavarësisht angazhimeve të tij të shumta në biznese, ka gjetur kohë për të pushuar me të dashurën e tij Celina Locks.

Ata janë fotografuar në një jaht në Formentera të hënën. Tashmë në moshën 45-vjeçare, ylli i futbollit brazilian duket larg formës së tij të dikurshme kur shkëlqente në fushën e blertë.

Aktualisht, ai është pronar i skuadrës së Valladolid në Spanjë dhe Cruzeiros në Brazil, ku nisi edhe hapat e parë të karrierës së tij të ndritur në futboll.