Ditën e diel, më 24 korrik, Ilir Meta do të mbyllë zyrtarisht mandatin e tij si President i Republikës.  

Shumë është aluduar për të ardhmen e presidentit pas kësaj date. Kryemadhi është shprehur se LSI-ja tashmë i “rri ngushtë” Metës.

Megjithatë, kur jemi pranë datës 24 korrik, një gjë është e sigurt, sapo të mbyllë mandatin, Ilir Meta do të marrë pjesë në Konventën e 25 korrikut të LSI-së, partisë që ai e krijoi.

Pak ditë më parë, e ftuar në studion e A2 CNN, deputetja Erisa Xhixho u shpreh se nëse do të jetë Ilir Meta apo Monika Kryemadhi në krye të LSI-së, këtë do ta përcaktojnë strukturat e kësaj force politike.