Debati i fundit midis Rishi Sunak dhe Liz Truss, dy kandidatëve për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar, është anuluar, pasi prezantueses i ra të fikët në transmetim.

Debati i Sun dhe TalkTV, i organizuar nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë. TalkTV tha se McCann ishte “mirë”, por kanalit i ishte dhënë këshilla mjekësore që të mos vazhdonte.

Para se të ndalohej, debati i fundit televiziv midis dy kandidatëve kishte mbuluar taksat, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe rritjen e kostove të jetesës.