Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur kokainë. Kontejneri i ardhur nga Ekuadori rezultoi pa plumbçe dhe në mungesë të një pjese të ngarkesës.

Transkriptimi i pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë nuk kanë dëshmuar asnjë të dhënë se ndërhyrja të jetë bërë në Terminalin e Kontejnerëve të Portit të Durrësit.

Punonjësit e sigurisë dhe konkretisht ata të monitorimit të kamerave në sallën operative, do të lirohen nga burgu. Kështu, për Gentian Halilin, Rajd Bletën, Gjergji Doracin, Shefqet Elezin, Profit Tilën dhe Skënder Plakun, sot prokurori Afrim Shehu do të kërkojë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitjeje.

Gjithashtu, edhe për dy punonjësit e kompanisë Ziko shpk, Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata do të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg, në detyrim paraqitjeje.