Në fillim të korrikut, filluan të qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes Karim Benzema dhe Jordan Ozuna. Gjithçka ndodhi kur francezi po shijonte pushimet e merituara pas sukseseve të mëdha të arritura gjatë sezonit të kaluar me Real Madrid.

Futbollisti u kap nga disa fotografë në shoqërinë e kësaj modeleje amerikane, në bordin e një jahti luksoz.

Që nga ai moment, të shumtë janë ata që kanë treguar për një lidhje të mundshme mes tyre. Tashmë, është vetë Jordan Ozuna ajo që publikon imazhet e para me Benzema, në Instagram, ku ka më shumë se 337 000 ndjekës.

Edhe pse 32-vjeçarja Jordan Ozuna nuk e sqaron se cila është lidhja e saj me futbollistin francez, e vërteta është se këto imazhe vlejnë sa një mijë fjalë. Nga ana e tij, Benzema nuk i ka ndarë në profilin e tij këto foto, në të cilat preferon të fokusohet tek ana profesionale.