Jennifer Coolidge ka deklaruar se roli i mamit të Stiflerit në komedinë e famshme “American Pie” bëri që të tërhiqte vëmendjen e shumë meshkujve, të cilët nuk do ta përfillnin kurrë nëse nuk do të kishte interpretuar në atë film.

Aktorja 60-vjeçare tha për “Variety”: “Pata shumë avantazhe nga “American Pie” i vitit 1999. Po them vetëm që po mos të isha në atë film, do të kisha fjetur me 200 burra më pak”.

Në film, Coolidge interpreton nënën e Stiflerit, e cila mundohet të joshë me çdo mënyrë shokun e klasës së djalit të saj adoleshent, Paul Finch.

Këtë rol ajo e luajti sërish edhe në 4 filma të tjerë të sagës. Kjo bëri që, pavarësisht se në vitet në vijim mori pjesë në filma të suksesshëm si “Zoolander”, “Legally Blonde” apo “Down to Earth”, nofka “mami i Stiflerit” të mos i hiqej.