Ushtarë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Malit të Zi iu bashkuan Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit në Fort Drum, Nju-Jork, për të marrë pjesë në një stërvitje të madhe shumëkombëshe. Lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane, sipas të cilës kjo stërvitje vjen në një moment kritik për Forcat tona, pasi ato fillojnë vlerësimin e gatishmërisë luftarake të NATO-s në Bizë, muajin e ardhshëm.

Aktiviteti zgjati mbi një muaj dhe u fokusua në gatishmërinë luftarake dhe ndërveprueshmërinë.

Në të morën pjesë rreth 50 ushtarë nga Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë Shqiptare që kryen ushtrime me zjarr të vërtetë dhe operacione taktike me ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit dhe Brigadës së Ndihmës së Forcave të Sigurisë.

Njoftimi i ambasadës amerikane

Ushtarë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Malit të Zi iu bashkuan Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në Fort Drum, Nju Jork, për të marrë pjesë në një stërvitje të madhe shumëkombëshe.

Ky aktivitet zgjati mbi një muaj dhe u fokusua në gatishmërinë luftarake dhe ndërveprueshmërinë. Rreth 50 ushtarë nga Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë Shqiptare kryen ushtrime me zjarr të vërtetë dhe operacione taktike me ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Brigadës së Ndihmës së Forcave të Sigurisë.

Kjo stërvitje vjen në një moment kritik për Forcat e Armatosura Shqiptare, pasi ato fillojnë vlerësimin e gatishmërisë luftarake të NATO-s në Bizë muajin e ardhshëm.