Godet sërish reperi Stresi. Këtë radhë e ka për disa nga kolegët e tij.

Në një postim në Instastory Stresi u drejtohet kolegëve të tij reperë që janë ndryshe në realitet dhe ndryshe në këngët që realizojnë për veten. Më tej ai shpërthen ashpër edhe në fjalor ofendues ndaj tyre, por pa e bërë të ditur se kujt i drejtohet.

“Po ju sqaroj diçka të dashur repera, të gjithë e dimë që është krejt ndryshe çfarë flisni nëpër këngë dhe çfarë jeni në realitet. Shumica prej jush jeni më v* s’ka më. Lini kunjat nëpër këngë, se ju të hani m… pa ra në tokë ju e kush ju vjen mbrapa () meshkuj”, shkruan Stresi në një video të shkurtër në Instagram.

Vetëm pak ditë më parë Stresi ka bërë një postim të dyshimtë duke thumbuar ata që e kanë inat por pa përmendur emra, dhe pse disa e kanë marrë si kunjë ndaj Cllevios. Kjo për shkak se ai dhe Stresi patën një përplasje në rrjetet sociale.

“Ju kam si peshk në kripë, inatçinj. Ju betohem”- shkroi reperi krahas imazhit që kishte postuar ku dukej se ndodhej në një restorant.

Gjithashtu Arkimedi rrëmbeu vëmendjen e fansave së bashku me ish-partneren e tij Keisin me veprimet e tyre të fundit duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që duket si dedikim për (ish) partneren.