Është kritike situata e zjarreve në Mirditë, ku forca zjarrfikëse nga Kukësi, Burreli por edhe nga kryeqyteti janë nisur në ndihmë të kolegëve të tyre, që po hasin vështirësi në mbajtjen nën kontroll të zjarreve.

Shqetësojnë veçanërisht vatrat në fshatin Bukmirë, ku flitet për dimensione të mëdha zjarri.

Autoritetet kanë bindjen, siç pohon edhe postimi i vetë ministrit të Mbrojtjes Niki Peleshi, se këto zjarre, ashtu si edhe ato të ndodhura në Krujë, kanë të përbashkët dorën e qëllimshme te njeriut.

Për këtë arsyeje, forcat e policisë po hetojnë për identifikimin e të dyshuarve.

Vatrat të tjera aktive në vend janë ato në Bashkinë Klos, Durrës, Kurbin dhe Shkodër, ndërkohë që situata mbetet kritike në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e quajtur Piramida 17, në Kolonjë.