Ushtria ruse vijon të pësojë humbje të mëdha në Ukrainë dhe këtë e konfirmojnë dhe autoritetet e Kievit zyrtar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, që nga nisja e ofensivës më 24 shkurt, të paktën 42 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Në bilancin e kësaj ministrie gjithashtu raportohet se janë shkatërruar 223 avionë, 192 helikopterë, 754 dronë, 1811 tanke, 960 sisteme artilerie dhe 4070 mjete të blinduara.

Humbjet e rënda kanë detyruar autoritetet ruse të nisin rekrutimin e ushtarëve të rinj në radhët e ushtrisë, duke hequr dhe kufizimin e moshës.