Një tjetër zhgënjim i madh për Ferrari, që do të duhet të verifikojë funksionimin korrekt të sistemit të frenimit të 23.500 makinave të markës në fjalë duke filluar nga viti 2005. Kjo shifër është dy herë më e madhe se tërheqja nga tregu pikërisht në tetor 2021.

Asokohe, Ferrarit iu desh të tërhiqte pothuajse 10.000 makina të tilla për të njëjtin problem. Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostradat e SHBA-së (NHTSA), sistemi i ventilimit për kapakun e rezervuarit të lëngut (vajit) të frenave mund të mos funksionojë siç duhet.

Kjo krijon një vakum të mundshëm brenda rezervuarit dhe rrjedhje të lëngut. Pasoja do të ishte humbja e pjesshme, ose në raste ekstreme edhe totale e fuqisë frenuese, diçka e rrezikshme për çdo makinë dhe veçanërisht për makinat super sportive.

Ferrari do t’i njoftojë pronarët e automjeteve në fjalë me postë nga 24 shtatori, duke i ftuar ata të shkojnë në një punishte të autorizuar, ku një teknik do të zëvendësojë pa pagesë kapakun e rezervuarit të lëngut të frenave.

Ferrari Roma, una fra le coinvolte nel richiamo

Disa mund të thonë se 23.000 makina nuk janë aq shumë, por për një prodhues luksoz si Ferrari kjo është një sasi e madhe. Mjafton të thuhet se kjo tërheqje ka të bëjë me një gamë shumë të gjerë modelesh, të cilat datojnë që nga viti 2005.

Nuk është hera e parë që Ferrari bën tërheqje të tilla të përmasave të mëdha. Siç u përmend tashmë, në tetor 2021, deri në 10.000 makina u rregulluan për të njëjtin problem frenimi, por pati edhe një tërheqje tjetër të 2.200 makinave në Kinë, në prill të këtij viti.

Ja lista e makinave Ferrari të tërhequra mbrapsht (korrigjuara) për defekte të ndryshme, pas shitjes së tyre te klientët:

Ferrari 430 (2005 – 2009) Ferrari 612 Scaglietti (2005 – 2011) Ferrari California (2009 – 2017) Ferrari 612 (2010 – 2011) Ferrari FF (2012 – 2016) Ferrari F12 Berlinetta (2013 – 2017) Ferrari LaFerrari (2013 – 2015) Ferrari California T (2015 – 2017) Ferrari F60 America (2016) Ferrari F12 TDF (2017) Ferrari LaFerrari Aperta (2017) Ferrari GTC4 Lusso (2017 – 2020) Ferrari GTC4 T (2018 – 2020) Ferrari Portofino (2018 – 2022) Ferrari 812 (2018 – 2022) Ferrari 488 Pista (2019 – 2022) Ferrari F8 Tributo (2020 – 2022) Ferrari F8 Tributo (2020 – 2022) Ferrari Roma (2021 – 2022)