Kupa e Botës do të fillojë më 20 nëntor dhe jo në 21 nëntor siç ishte programuar më parë.

Kjo për shkak se organizatorët e eventit duan që ndeshje e parë të luhet në mbrëmje dhe të jetë ajo mes Katarit dhe Ekuadorit dhe jo Senegal-Holandë siç ishte parashikuar fillimisht.

Synimi është që të ketë një ceremoni hapëse tejet spektakolare dhe të përkojë me ndeshjen e kombëtares organizatore, sipas traditës.

Nga ana tjetër dhe FIFA duket se është pajtuar me këtë vendim dhe është gati të ndryshojë datën e fillimit. Sa i përket pjesës tjetër të kalendarit do të jetë po e njëjtë. Finalja e madhe do të luhet të dielën e 18 dhjetorit në stadiumin Lusail Iconic.