Pak më pak se tri javë pas “përditësimit” të fundit, Zlatan Ibrahimovic u rikthye për të informuar tifozët e Milanit mbi gjendjen e tij shëndetësore. Këtë e bëri pas operacionit në gjurin e djathtë, të kryer më 25 maj, një ditë pas festës së titullit të 19-të të kuqezinjve.

Suedezi përdori Instagramin si gjithmonë, duke shfrytëzuar edhe një herë fizikun e tij “të veçantë”. Kështu, pasi shfaqi muskujt e tij në krejt trupin, në postimin e 25 korrikut, me mbishkrimin emblematik “Racë e ndryshme”, kësaj radhe vëmendja u përqendrua ekskluzivisht tek gjymtyrët e poshtme. Pra, postimi fokusonte vetëm këmbët e Ibrahimovic.

Ibra dëshironte të tregonte kështu rikuperimin tashmë të mirë, tonifikimin e muskujve më pak se tre muaj pas operacionit. Diçitura hermetike, por domethënëse, e zgjedhur këtë herë nga Ibrahimovic ishte “pa limit”, e shoqëruar me një hashtag që thekson kohën e kaluar nga operacioni, #11 javë pas.

Kirurgjia artroskopike për rindërtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë do ta detyrojë sulmuesin suedez të mos jetë në fushë për të gjithë pjesën e parë të sezonit. Ndeshja e tij e parë zyrtare me trengjyrëshin sërish në gjoks duhet të jetë në janar 2023, pas rifillimit të kampionatit.

Kujtojmë se Serie A, si kampionatet e tjera kombëtare, do të ndalohen në fund të këtij viti për shkak të Botërorit të Katarit (nëntor-dhjetor). Gjatë rehabilitimit të tij, Ibrahimovic rinovoi kontratën me Milanin deri më 30 qershor 2023, për një pagë prej rreth 1.5 milionë euro neto, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe golat.