Mediat amerikane raportojë se kontrolli blic i FBI në rezidencën e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara në Florida u bë për të kontrolluar për dokumente shumë sekrete që kanë lidhje me armët bërthamore.

Sipas asaj që raporton Washington Post, në bazë të burimeve, bastisja aspak e zakontë tregoi shqetësimin e thellë brenda qeverisë së SHBA për informacionin që mbante ish presidenti në Mar-a-Lago dhe rrezikun se ai mund të përfundonte në duart e gabuara.

Nga ana tjetër presidenti Trump deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur, pasi e quajti bastisjen antiamericane, ai kërkoi publikimin urdhrit të lëshuar për kontrollin.

“Jo vetëm që nuk do të kundërshtoj publikimin e urdhrit që lidhet me bastisjen dhe thyerjen joamerikane, të pajustifikuar dhe të panevojshme të shtëpisë sime në Palm Beach, por po shkoj një hap më tej duke inkurajuar daljen e tij sa më shpejt”, u shpreh Trump.

Më herët, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland zbuloi se ishte ai që e miratoi urdhrin për kërkim në shtëpinë e Trump. Garland mbrojti agjentët e FBI-së dhe zyrtarët e departamentit të drejtësisë duke thënë se ata bënë vetëm detyrën.

Bastisja e së hënës ishte hera e parë në historinë amerikane që shtëpia e një ish-presidenti kontrollohej si pjesë e një hetimi penal. Trump dhe republikanë të tjerë e kanë dënuar masën si të motivuar politikisht.