Prej disa ditësh, kanë nisur punimet për aeroportin turistiko-sportiv në Korçë.

Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, do të ndërtojnë fillimisht vetëm një pistë bari për ulje dhe ngritje të avionëve deri në 12 vende.

Interesi për këto evente sportive ka qenë i lartë dhe brenda vitit priten edhe aktivitetet e para ndërkombëtare.

Aeroporti i Lumalasit ka qenë një premtim elektoral disavjeçar. Para 3 vitesh u prezantua dhe projekt-fizibiliteti, i cili kushtonte 25 milionë euro. Fillimisht u tha se do të ishte një aeroport si ai i Ohrit, por tashmë është kthyer në një aeroport sportiv.