Ministria e Financave raporton se në 7 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka realizuar të ardhura totale u realizuan në masën 326,7 miliardë lekë ose 104% të planit të 7-mujorit.

“Krahasuar me një vit më parë të adhuruat janë rritur me 44.9 miliardë lekë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë vijon punën për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e qëndrueshëm të rritjes së të ardhurave”, tha në një postim në Facebook ministrja Delina Ibrahimaj.

“Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e shtatë të vitit 2022, arritën në rreth 311 miliardë lekë me një realizim në masën 87% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milionë lekë më pak. Niveli i suficitit për periudhën 7 – mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 15,735 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 29.8 miliardë lekë”.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 288.5 miliardë lekë, 46.1 miliardë ose 18.9% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 15.9 miliardë ose 5.8% më shumë se plani 7mujor për vitin 2022. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 122.6 miliardë lekë, 20.8 miliardë lekë ose 20.4% më shumë se 7 muori 2021, si dhe 5.4 miliardë lekë ose 4.6 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 7 mujorin e vitit 2022.

Të ardhurat nga TVSH në import për 7 mujorin rezultojnë 86.1 miliardë lekë, 17.8 miliardë lekë ose 26 % më shumë se një vit më parë, si dhe 6.5 miliardë ose 8.1% më shumë se plani për 7 mujorin 2022.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 29.1 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 4% më shumë se viti 2021, si dhe 2.8 miliardë lekë ose 8.7% më pak se plani i akcizës për 7 mujorin 2022.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.6 miliardë lekë, 1.2 miliardë ose 82.4% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 147.7% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.7 miliardë lekë, 681 milionë lekë ose 16.9% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe realizim në masën 122.7% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 7 mujorin 2022 u realizuan në masën 166.9 miliardë lekë, 25.3 miliardë ose 17.9% më shumë se 7 mujori i vitit të kaluar, si dhe 10.5 miliardë lekë, ose 6.7% më shumë se plani i 7 mujorit 2022.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 21.8 miliardë lekë, 6.2 miliardë ose 39.5% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 721 milionë ose 3.4% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 7 mujorin 2022.

Rimbursimet për periudhën 7 mujore 2022 janë 9.3 miliardë lekë, 6.9 miliardë lekë ose 42.6% më pak se 7 mujori 2021, si dhe 1.4 miliardë lekë ose 13.1% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 7 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 27.4 miliardë lekë 7.8 miliardë lekë, ose 39.8% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 6.7 miliardë lekë ose 32% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 25.7 miliardë lekë, 2.9 milardë lekë ose 12.5% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 443 milionë ose

1.7% më pak se plani i 7 mujorit 2022.

Taksat nacionale, për peridhën 7 mujore 2022 u realizuan në masën 24 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 602 milionë lekë ose 2.6% më pak se plani i përcaktuar për 7 mujorin 2022. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 68 miliardë lekë, 6.1 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe realizim 104.6 % të planit për 7 mujorin 2022.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 7 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 311 miliard LEK me një realizim në masën 87 për qind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milion LEK më pak. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 48.8 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 47.1 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.12, datë 29.07.2022 (AN nr.12).

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 7 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97 për qind dhe 69 për qind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 52.4 për qind dhe 31.4 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 52.6 për qind dhe 33.3 për qind të planit vjetor.

Shpenzimet korente për periudhën 7 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 265.6 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 3.2 për qind më i lartë ose rreth 8.3 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 7 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 37.5 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 30.2 për qind më i ulët ose rreth 16.2 miliardë lekë më pak.

Niveli i suficitit për periudhën 7 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 15.7 miliardë lekë nga rreth 45.5 miliard lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 29.8 miliardë lekë, për periudhën 7 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit.