Një pjesë e ushtrisë kineze do të shkojë në ditët e ardhshme në Rusi për të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët me trupat ruse, indiane, bjelloruse dhe ato nga Taxhikistani.

Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm në Pekin, i cili saktëson se pjesëmarrja kineze në këtë stërvitje nuk ka lidhje me situatën ndërkombëtare dhe atë rajonale.

Në njoftim bëhet me dije se operacionet ushtarake janë pjesë e një marrëveshje me objektiv për të thelluar bashkëpunimin praktik dhe miqësor të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse.

Më herët, autoritetet kineze falënderuan presidentin Putin për mbështetjen e treguar për Tajvanin, në lidhje me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të cilën e cilësoi një provokim të planifikuar.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Wan Wenbin rikujtoi se më shumë se 170 vende kanë rikonfirmuar principin e një Kine te vetme, duke e mbështetur Pekinin për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Wenbi theksoi se presidenti Putin ka mbajtur gjithnjë një qëndrim koherent përsa i përket çështjes së Tajvanit.