Hennessey, kompania teksane e specializuar në prodhimin e makinave sportive të rekordeve, ka zbuluar Venom F5 Roadster.

Kjo makinë me dy vende do të kushtojë 3 milionë dollarë dhe do të arrijë një shpejtësi deri në 480 kilometra në orë

Kjo do të jetë makina më e shpejtë në planet dhe më e fuqishme, me motorin e saj V8 që prodhon 1871 kuaj fuqi.

Prezantimi i kësaj supermakine është bërë në Javën e Makinave Monterey në Kaliforni. Realizimi i fundit është një version i ndryshuar i Venom F5 Coupe, e cila u prezantua dy vite më parë dhe kushton 2 milionë paund.