Me anë të një deklarate, kryeministri Rama ka publikuar, këtë të enjte, paketën e rezistencës sociale.

“Paketa e re e rezistencës sociale për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor.”

• Rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë.

• Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbrit, paraplegjikët e tetraplegjikët.

• Rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve.

• Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe GARANTON MBROJTJEN  E ÇMIMIT TË ENERGJISË për familjarët dhe biznesin e vogël”, bën të ditur Rama.

Më tej, Rama u shpreh se me këtë ndërhyrje, “ne besojmë se i kalojmë në aspektin financiar një pako për një muaj apo dy muaj dhe s’ka tjetër dhe krijojmë një bazë të zgjeruar rezistence në raport me inflacionin. Ne garantojmë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse”.