Sot feston 37-vjetorin e lindjes, teksa është në krye të futbollit botëror, por shumë vite më parë askush nuk do të thoshte se kjo mund të ishte e mundur. Kjo është mrekullia e Luka Modric, nga bari dhish, fëmijë i luftës, refugjat dhe i persekutuar nga serbët, të cilët i vranë gjyshin, te fitimi i “Topit të Artë”, finalist i Kupës së Botës 2018 dhe 4 Champions League me Real Madridin.

Modric siempre destacó con el balón en los pies y con 16 años ya estaba en el Dinamo de Zagreb

Nga qielli i vrenjtur i Zadarit, përmes Bosnjës, Zeprenic, Zagreb, Londër dhe Madrid, ku ai gjeti skenarin më të mirë për të “puthur” trofeun e lojtarit më të mirë në planet. Luka Modric është bërë i njohur edhe përmes dokumentarit të Pavle Balenovic, që i referohet kohës mes viteve ‘89 dhe ‘90.

Luka Modric nació el 9 de septiembre de 1985 en la ciudad adriática de Zadar, Croacia.

Një ekstrakt i këtij dokumentari u bë publik nga BBC, ku familja e Modric ishte një nga protagonistet njerëzore të rrëfimit. Imazhet tregojnë një nga mjediset, në të cilat ai u rrit, duke ndihmuar familjen e tij në kullota me dhi. Një dokumentar që tregon kontrastin e thellë të atyre viteve me realitetin e sotëm të tij te Real Madridi.

Su familia, desplazada de la guerra croata en los 90, por el asesinato de su abuelo por milicianos serbios, vivía en hoteles de  de Zadar.

Pastaj erdhi fluturimi nga fshati për në Zadarin e tij, ku familja u vendos, duke ikur nga serbët. Jetuan si fillim në “Hotel Kolovare” dhe më pas në “Hotel Iz”, derisa gjetën një shtëpi. Luka kaloi orë në parkingun dhe oborrin e tij, respektivisht, me topin e futbollit. Atij nuk i pëlqen ta kujtojë atë kohë. Nga kujtesa preferon të shpëtojë imazhet me një top futbolli në këmbë dhe familjen, në ato momente.

Sus orígenes están siempre presentes en su carrera y el verano pasado acudió junto a su padre a la casa en la que pasaron los primeros años de su vida.

Nëse Modriç duhet t’i dedikojë suksesin e tij dikujt, ky është trajneri i parë, mbrojtësi më i madh dhe “babai i tij sportiv”, Tomislav Basic, i cili vdiq në vitin 2014, kur Luka ishte tashmë në Madrid. Kroati kërkoi leje nga klubi për të marrë pjesë në funeralin e trajnerit të parë.

Lo de Luka Modric fue llegar y besar el santo. Debutó a las órdenes de José Mourinho en la vuelta de la Supercopa de España, ante el Barça...

Modric ëndërroi për të qenë i barabartë me Boban, idhullin e tij, ish-lojtarin e Milanit, kostumin sportiv të të cilit e kishte që fëmijë. Tani, Zvonimir, dora e djathtë e Infantinos në FIFA, e di se Luka e ka tejkaluar atë. Ai, madje, e kujtoi në fjalën përshëndetëse në Londër, si “The Best 2018” tashmë, duke e bërë të qajë Boban.

Y desde Lisboa 2014, son ya cinco las Copas de Europa que ha ganado el genio croata, que junto con otros colegas de generación amenaza con alcanzar las seis de Paco Gento.

Në Paris, ku mori “Topin e Artë” për vitin 2018, në festë iu bashkua edhe Vanja, gruaja dhe figura thelbësore në karrierën e tij, si dhe dy djemtë. Aty, Modric jetoi një nga momentet më të veçanta të jetës së tij. Një mrekulli, po të kesh parasysh trajektoren e jashtëzakonshme, nga kullotja e dhive në malet e Kroacisë tek “Olimpi” i futbollit, lojtari më i mirë i vitit në botë.

Con Croacia sufrió su lesión más grave, pero también ha vivido algunos de los momentos más importantes de su carrera. En 2018 llevó a Croacia a la final y fue nombrado mejor jugador del Mundial

Kohë më parë është shfaqur një video, ku Luka 5-vjeçar është kapur duke ruajtur dhitë në Velebi, pranë Zadarit, prej nga është dhe vendlindja e tij. Por si është bërë ajo video? Mos vallë prej atëherë, syri që e ka kapur fëmijën-çoban, e ka ditur se në të ardhmen do të jetë një ndër mbretërit e fushave, që kushton miliona euro? Sigurisht që jo. Materiali është filmuar nga Paul Balenovic 31 vite më parë, ndërsa ka dashur të realizojë një dokumentar mbi ujqërit. Pra, është krejt një koinçidencë.

Su familia siempre le acompaña en los buenos y malos momentos, tanto con el Real Madrid como con la selección de Croacia.

Luka 5 vjeç shfaqet për disa sekonda, pas minutës së dytë të regjistrimit. Vetë autori Balenovic rrëfeu se si shkoi deri te fokusimi i një çobani, që më pas u bë i famshëm: “Që nga fëmijëria, unë magjepsesha nga natyra dhe kafshët. Ndër to, edhe ujqërit. Ndaj dhe nisa të udhëtoj për t’i studiuar ato nëpërmjet filmimeve”. Dhe në rrugëtimin e tij nëpër fshatra, ka njohur dhe familjen “Modriç”.

“Ata ishin njerëz të mirë. I vizitoja sa herë që shkoja për të filmuar kafshë të egra, natyrën dhe jetën në male. Kështu që një ditë regjistrova dhe fëmijën e tyre, Luka, që ruante një kope dhish. Menjëherë pas vitit 1990, lufta e shkatërroi shtëpinë e tyre. Gjithçka ndryshoi papritur dhe nuk i pashë më.

Ata u larguan si shumë njerëz nga ajo zonë. Dhe vetëm pak vite më parë jam informuar mbi atë djalë të vogël, që ishte bërë futbollisti i njohur, Luka Modric”, – përfundon Paul Balenovic, njeriu që nga pasioni për kafshët i ofron sot botës të shkuarën e pazakontë të një ylli botëror, që fitoi çmimin më prestigjioz individual në futboll, “Topin e Artë”.

Su hazaña con Croacia le llevó, junto a sus compañeros, a ser condecorado con la medalla RED KNEZA BRANIMIRA por la primera ministra de Croacia,  Kolinda Grabar Kitarovic,

Pa asnjë tatuazh. Pa rrëfime të shumta në gazetat rozë. Pa krehje të jashtëzakonshme, por me një model flokësh nga e kaluara. Nga jeta private e tij dihet shumë pak, çka në futbollin modern duket sikur të jetë një person jashtë kohës.

Kapiteni i Kroacisë me një gjatësi prej vetëm 1.72 metra duket i tërhequr, flet rrallë dhe nuk ka dëshirë të dalë shpesh para kamerave televizive, në konferencat e shtypit. Jashtë fushës së futbollit, me dëshirë jeton i tërhequr. E ka të vështirë të flasë për veten, pati deklaruar njëherë për gazetën gjermane “Die Welt”.

Y, por supuesto, no faltó el Balón de Oro. Modric fue el jugador que acabó con la dictadura de Leo Messi y Cristiano Ronaldo con el galardón de France Football.

Por, në fushë ai është shef. “Lufta dhe jeta në kampet e refugjatëve, më kanë forcuar”, – deklaroi Luka Modric njëherë për mediat. Në fillim të luftës së Kroacisë, në vitin 1991, ai u detyrua të largohej nga fshati i lindjes, së bashku me familjen. Një hap që e ka forcuar për t’u përballur sot me sukses edhe në konkurrencën e një ekipi si Real Madridi.

“El Pony”, siç e quajnë bashkëlojtarët, mban sot në fanellë numrin 10, një vlerësim i lojërave të mrekullueshme të tij. Luka Modric është një artist dhe luftëtar me top. Veçoria e lojës së tij janë pasimet me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, me një saktësi të jashtëzakonshme në gjatësi prej 30-40 metrash.