Maqedonia e Veriut- Faqja zyrtare në internet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut është hakëruar mbrëmë.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi “HACKED BY GREEK HACKING TEAM NETWATCHERS”.

Për shkak të sulmit, askush nuk kishte akses në faqe, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”. Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje dhe nuk mund të futesh dot në të.

Kujtojmë se vendi ynë ka qenë pre e sulmeve kibernetike në muajin korrik ku u sulmuan faqet kryesore të institucioneve shtetërore.

Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.