I vendosur në lokacionin më të mirë në metropolin e Stambollit, Hagia Sofia Mansions Hilton Hotel (Agia Sofia) është një koleksion shtëpish që janë shndërruar në një hotel luksoz që shtrihet pikërisht në rrugën midis ndërtesës së famshme të Agia Sofisë dhe Top Kapi Saray. Ky hotel ofron akomodim në pjesën më të rëndësishme historike të qytetit, e cila mbulon disa mijëra vjet histori.

Nga dhjetëra shtëpi që janë ndërtuar në një stil tipik për pjesën historike të Stambollit, veçojmë “Shtëpinë e Gjelbër” e cila ndodhet në sheshin ngjitur me Agia Sofia. Kjo shtëpi ka një kopsht madhështor në të cilin ndodhet një restorant, ku mysafirët e hotelit, por edhe çdo turist në Stamboll mund të shijojnë menunë e pasur që ofrohet dhe që ka gjithçka nga ushqimi, çaji tradicional turk dhe kafeja turke, deri te kafet evropiane dhe amerikane dhe ëmbëlsirat e ndryshme.

Dhomat në “Shtëpinë e Gjelbër” si dhe në të gjithë hotelin janë të dekoruara në një stil që korrespondon me traditën e arredimit të shtëpive në këtë pjesë të Stambollit, gjë që vetëm sa plotëson të gjithë historinë që ofron hotel “Hagia Sofia Mansions” dhe ndjesia që u jep vizitorëve, të cilët këtu në këto shtëpi së bashku me atmosferën dhe energjinë e rrugës ku ndodhen ndjejnë frymën e Stambollit që është transmetuar ndër shekuj dhe vjen deri në ditët tona.

Përveç kopshtit në “Shtëpinë e Gjelbër”, hoteli ka edhe një kopsht tjetër në të cilin ka një bar kafe dhe ndodhet në skajin tjetër të rrugës. Këtu është edhe tarraca e tretë në të cilën gjendet restoranti i hotelit. Ky restorant ndodhet brenda mureve të “Saraji-t i Topkapësë”, ku shërbehet mëngjesi për mysafirët e hotelit, por mund të përdoret edhe nga turistët nga ku mund të shijohet pamja e “Agia Sofisë”.

Për mysafirët e hotelit që duan të kalojnë nga një skaj i rrugës në tjetrin, ka disa automjete elektrike dhe një shofer që mund t’ju drejtojë nga një skaj i rrugës në skajin tjetër të rrugës dhe objektet që janë pjesë e “Agia Sofia Mansions Hilton Istanbul”.

Ky hotel unik ka edhe një qendër spa që është një histori krejt tjetër sepse është ndryshe nga ato që keni pasur mundësinë të shihni deri tani. Qendra spa është bërë në stilin e hamameve të famshme turke dhe qëndrimi në të është një përvojë e vërtetë.