Ankara- Thellohen tensionet përmes deklaratave mes Turqisë dh Greqisë.

Turqia ka ashpërsuar sërish tonet teksa ditën e sotme Ministri i Jashtëm Mevlut Çavutoglu vazhdoi retorikën e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke akuzuar Greqinë për provokime.

“Megjithëse themi se të drejtat e fqinjëve duhen respektuar në të dy anët e Egjeut, grekët vazhdojnë të provokojnë vetë. Nëse filloni një aventurë në emër të të tjerëve, do të vuani pasojat siç ka ndodhur në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për Greqinë”, tha ministri i Jashtëm turk.

Duke folur në një aktivitet në provincën e Haimanës, Cavusoglu vazhdoi me të njëjtin ton sfidues, duke thënë se 951 vjet më parë me betejën e Mazikert, Turqia e bëri Anadollin atdheun e saj. Ai shtoi se kjo është fryma që mbrojti atdheun për 100 vjet, e njëjta frymë vlen edhe sot.

“Kështu që mblidhni zgjuarsinë tuaj dhe mblidheni veten së bashku. Ne i drejtohemi kryesisht Greqisë. Mos u bëni instrumente të të tjerëve, mos vazhdoni sfidat. Sepse miqësia e Turqisë është e mirë, por armiqësia e saj është tragjike. Mbajeni parasysh këtë”, përfundoi Mevlut Çavusoglu.