Ai ka një “rregull” që del vetëm me vajza deri në 25 vjeç dhe këtë e zbaton prej më shumë se 20 vitesh, por tashmë duket se aktori i famshëm Leonardo DiCaprio ka hequr dorë nga kjo tabu.

Mediat rozë kanë nisur të shkruajnë se 47-vjeçari mund të jetë në hapat e parë të një lidhjeje me modelen e famshme Gigi Hadid.

Sipas Daily Mail, aktori dhe modelja 27-vjeçare kanë kaluar kohë së bashku në një festë mode të mbajtur fundjavën e kaluar në Nju-Jork.

Thashethemet për një lidhje mes dy të famshmëve kanë nisur që para një muaji kur aktori i dha fund lidhjes 4-vjeçare me Camila Morrone, menjëherë sapo kjo e fundit mbushi 25 vjeç.