Kryeministri Rama foli këtë të shtunë në një konferencë për mediat edhe për shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Rama pranoi se Nanos iu kërkua dorëheqja, sipas tij, për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin dhe Policinë e Shtetit.

“I është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë, pasi biseda është bërë të shtunën nga ministri sepse ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin dhe policinë e shtetit. Këto çështje janë trajtuar me drejtorin e mëparshëm”, tha Rama.

Pavarësisht kësaj deklarate, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u shkarkua për mosarritje të objektivave. Vendin e tij e zuri Muhamet Rrumbullaku.