Është përmirësuar situata nga reshjet e shiut në Tropojë. Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Bashkia ka dërguar fadromën për të pastruar rrugën nga Tragetet-Dushaj në Njësinë Administrative Lekbibaj dhe aktualisht rruga është e kalueshme. Ndërkohë pa energji elektrike janë Valbona, Margegaj dhe Fierza.

Në Tropojë kanë mbërritur edhe forcat e batalionit të bazës të mbështetjes së emergjencave civile dhe xhenjos, pasi një ditë më parë reshjet e shiut shkaktuan probleme të mëdha në zonë.