Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 33-vjeçar për dhunë në familje dhe shkatërrim të pronës me zjarr.

Sipas detajeve të zbuluara mësohet se N.L. ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65-vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.