Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka shumë mundësi që të nisë një Luftë e Tretë Botërore, për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po udhëhiqen nga “budallenjtë”.

“Kisha të drejtë për Ukrainën, kisha të drejtë për Tajvanin dhe shpresoj që të mos kem të drejtë për Luftën e Tretë Botërore. Kam frikë sepse po na drejtojnë njerëz budallenj. Mund të nisë një luftë dhe do të jetë një luftë si asnjë tjetër më parë”, deklaroi Trump.

“Putin ka përmendur fjalën me B. E dini ju se cila fjalë është ajo me B? Është bërthamorja dhe ajo fjalë nuk duhej përmendur kurrë. Pushtimi i Ukrainës nuk kishte për të ndodhur nëse do të isha unë ende President”, shtoi Trump.