Radhë më shumë se 20 kilometra të gjata janë krijuar në kufirin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë si pasojë e largimeve masive pas thirrjes së Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm.

Këtë herë, pamjet janë filmuar edhe nga sateliti, të cilat tregojnë vargun e gjatë të makinave që prej në radhë për t’i shpëtuar luftës.

Mijëra rusë protestojnë kundër politikës së re brutale të Putinit për të ndihmuar pushtimin e tij të përgjakshëm të Ukrainës. Imazhe satelitore nga Maxar Technologies tregojnë një radhë automjetesh që largohen nga Rusia, në kufirin me Gjeorgjinë, që shtrihet për rreth 20 kilometra. Vetë rusët kanë thënë për mediat se kanë pritur nga 40 deri në 50 orë për të kaluar kufirin.

Imazhe të ngjashme radhësh të stërgjata janë parë edhe në kufirin mes Mongolisë dhe Rusisë.