Situatë të tmerrshme ka shkaktuar uragani Ian, i cili goditi Florida-n këtë të mërkurë, duke sjell shkatërrim dhe përmbytje të mëdha.

Më shumë se 1 milion banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Uragani mbërriti në Gjirin e Tampës me erëra deri në 250 km në orë, pasi kishte lënë pa drita Kubën, të cilën e goditi më herët.

Sipërfaqe të mëdha në Fort Myers, Naples dhe ishullin Sanibell tashmë janë nën ujë, ndërkohë që plazhi i Fort Myers është zhdukur përkohësisht.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon se uragani do të forcohet në orët në vijim duke thënë se pasojat pritet të jenë shkatërrimtare.