Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim vizitoi këtë të premte në kryesinë e Kuvendit, dy drejtuesit e Komisionit të Ekonomisë, socialistin Eduart Shalsi dhe demokraten Sorina Koti.

Kreu i Komisionit në një prononcim për mediat, pas takimit me ambasadoren, deklaroi se me të u diskutua për aspektin financiar të reformave, me fokus të veçantë atë në drejtësi.

Takimi me Sorina Kotin shënon edhe takimin e parë publik të ambasadores amerikane me një përfaqësues të grupimit të Berishës në PD, ndonëse në rolin institucional të detyrës që mban.

Koti deklaroi se shqetësim i ambasadores ishte pastrimi i parave dhe gjendja ekonomike e vendit. Deputetja qartësoi se në diskutime nuk u përfshi çështja e Sali Berishës.