Pep Guardiola komentoi krahasimet që po bëhen mes Erling Haaland dhe Leo Messi kohët e fundit.

Sipas tij, me Messin nuk mund të krahasohet askush.

“Askush nuk mund të krahasohet me Messin. Krahasime të tilla nuk ndihmojnë. Sa Messi kanë dalë në futboll vitet e fundit? 10-15? Ju (gazetarët) gjithmonë dështoni ta gjeni pasardhësin”, tha trajneri i Manchester City.

Më tej, Guardiola shtoi: “Haaland duhet të bëjë karrierën e tij dhe të punojë fort. Është lojtar i ndryshëm nga Messi. E kuptoj që mediat flasin vetëm për të, por forca e grupit tonë qëndron në faktin që edhe lojtarët e kanë kuptuar dhe e pranojnë me kënaqësi. Në një skuadër tjetër, futbollistëve që kanë fituar nga 4 tituj kampion, nuk do t’i pëlqente që të flitej gjithmonë për të riun”.