Është hedhur në Frankfurt të Gjermanisë shorti i eliminatoreve të “Euro 2024”. Eliminatorët për këtë kompeticion do të kenë 7 grupe me nga pesë skuadra dhe tri me nga gjashtë.

Kombëtarja shqiptare është caktuar në Grupin E dhe do të ketë përballë në këto eliminatore ekipet e Polonisë dhe Çekisë, Ishujve Faroe dhe Moldavisë.

“Dardanët” do të jenë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndërkohë që goglat sollën dhe përballje interesante si ajo e Grupi B mes Holandë-Francë dhe Grupi C ku renditet Italia dhe Anglia.

Shorti

Grupi A: Spanjë, Skoci,  Norvegji, Gjeorgji, Qipro.

Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar.

Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë.

Grupi D: Kroaci, Uells, Armeni, Turqi, Letoni.

Grupi E: Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi.

Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni.

Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani.

Grupi H: Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino.

Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorrë.

Grupi J: Portugali, Bosnje Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn.