Një shqiptar që po flinte në makinë u sulmua nga 2 tranvestitë peruanë, të cilët i morën portofolin me 510 euro dhe sendet e tjera personale.

Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë, kur 2 peruanët tranvestitë të moshave 48 dhe 34 vjeç, hynë brenda makinës dhe arritën t’i rrëmbenin portofolin shqiptarit, i cili ishte duke fjetur.

Mediat vendase raportojnë se sapo ndjeu zhurmën, shqiptari lajmëroi menjëherë kushëririn e tij dhe u vunë në ndjekje të hajdutëve, të cilët i arritën pak metra më tutje.

Njëri nga peruanët e qëlloi shqiptarin me një shishe xhami, duke e plagosur në krah e megjithatë ndjekja vazhdoi derisa kalimtarët lajmëruan policinë, duke u mundësuar kështu edhe arrestimi i keqbërësve.