Një diamant i kuq i rrallë u shit në një ankand në Hong Kong për 58 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për çmimin e paguar për një karat.

I quajtur “Williamson Pink Star”, diamanti 11.15 karatësh u ble nga një ofertues i panjohur në Boca Raton në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çekiçi goditi 3 herë kur oferta arriti 57.7 milionë dollar, nga 21 milionë dollarë që vlerësohej në çmimin fillestar nga shtëpia e ankandeve.

Diamantet e kuq janë shumë të rrallë në tregjet e gurëve të çmuar dhe shumë të kërkuar.