Dua Lipa ka shuar zërat e ditëve të fundit se ajo është në një lidhje me Trevor Noah. Këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur se është beqare dhe se Noah është thjesht një shok i saj.

Dua ka thënë ndër të tjera se kjo është hera e parë ndër vite që ajo është beqare.

“Për mua është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë të gjatë. Ka qenë e mrekullueshme të jem vetëm, pasi mendoj vetëm për veten time dhe të jem mjaft egoiste”, ka thënë Dua Lipa.