Tani është pasdite në kryeqytetin e Koresë. Distrikti që zakonisht është i ngarkuar i Itaewon, ku ndodhi përplasja, tani është i qetë.

Vetëm disa dyqane, kafene dhe restorante kanë filluar të hapen. Por bizneset e tjera po qëndrojnë të mbyllura për të shprehur ngushëllimet e tyre. Kjo vjen pasi presidenti i Koresë së Jugut shpalli një periudhë 7-ditore zie kombëtare.

Rrugicat ku u plagosën njerëz nga turma janë ende të rrethuara. Autoritetet e Koresë së Jugut kanë marrë të paktën 3500 raportime për persona të zhdukur, ndërkohë që 350 prej tyre janë shpallur zyrtarisht te zhdukur.

Qeveria Metropolitane e Seulit tha se kishte ngritur një dhomë situatash për incidentin në një qendër komunitare aty pranë dhe po merrte raporte përmes vizitave dhe telefonatave.

Familjet e atyre që morën pjesë në ngjarjen e Halloween, por që nuk janë kthyer, janë në këtë qendër, ku presin lajmet e njerëzve të dashur.

Në qendër të Seulit do të ngrihen altarë zie kushtuar atyre që vdiqën në përplasjen e së shtunës mbrëma.

Ndërkaq më shumë se 90% e 151 personave që u vranë në një turmë në Seul të shtunën gjatë festimeve të Halloween janë identifikuar, tha të dielën Ministri i Brendshëm dhe Siguria i Koresë së Jugut, Lee Sang-min.

Disa orë më parë presidenti i Koresë së Jugut njoftoi se do të kishte një periudhë zie kombëtare, duke urdhëruar që flamujt në ndërtesat qeveritare dhe zyrat publike të ulen në gjysmështizë deri më 5 nëntor.

Ndërkohë liderë botërorë kanë shprehur ngushëllimet dhe mesazhet e tyre të mbështetjes pas tragjedisë së Koresë së Jugut që vrau 151 njerëz.