Revista “People” ka përzgjedhur aktorin Chris Evans si burrin më seksi në botë.

41-vjeçari pason në “fron” 50-vjeçarin Dwayne Johnson, ndërsa fitues të tjerë të mëparshëm kanë qenë edhe Michael B. Jordan, John Legend, Chris Hemsworth, Idris Elba, Adam Levine, Blake Shelton, Ryan Reynolds, Channing Tatum dhe David Beckham.

Për herë të parë, revista “People” e ka zgjedhur burrin më seksi në botë në shkurt të vitit 1985. “Mbreti” i parë ka qenë aktori Mel Gibson, atëherë 29-vjeçar.