Në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryetari Sali Berisha, mbajti që një qëndrim zyrtar të forcës më të madhe të opozitës, duke u solidarizuar plotësisht me autoritetet dhe popullin e Kosovës, lidhur me tensionet e krijuara së fundmi në raport me Beogradin dhe pakicën serbe atje.

Kreu demokrat i dërgoi dhe një mesazh të qartë Presidentit të Serbisë, duke nënvizuar se shqiptarët do të reagojnë një komb i vetëm, në rast nevoje Partia Demokratike  është krah Kosovës në situatën e tensionuar që ka përfshirë veriun e vendit atje. Sipas kreut të PD, Sali Berisha  pas këtij acarimi, qëndron Beogradi dhe Moska.

“Ky  është një moment jo i lehtë për Kosovën. Ndaj dhe un ë dua ti shpreh solidaritetin tim të plotë në emër të PD dhe tuajin qeverisë së Kosovës, qytetarëve të Kosovës dhe të dënoj me forcën m ë t ë madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës”.

Kryetari i PD paralajmëroi presidentin e Serbisë, se në rast përshkallëzimi të situatës në Kosovë, reagimi do të vijë nga i gjithë kombi shqiptar.

“Dua të theksoj se në çdo rrethanë Vuçiç duhet ta ketë të qartë shqiptarët do të reagojnë se si komb i vetëm dhe të mos llogarisë asgjë te vasali i tij në Tirana, Edi Rama, pasi shqiptarët e kanë të qartë që ai përfaqëson thjesht një vegël të tij, një tradhtar të vërtetë të kombit shqiptar”.

Berisha përshëndeti qëndrimin e vendosur t ë NATO-s në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës.