Operacioni “Tentakulat” çoi në pranga 15 persona, të cilët ishin pjesë e një grupi që shpërndanin kokainë në lokalet, por edhe në afërsi të shkollave të Tiranës.

Dy janë shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa drejtori i policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, tha se u sekuestruan kokainë heroinë dhe shuma parash.

Përgjatë një viti policia e Tiranës ka kryer 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg kokainë dhe 155 kg kanabis.