Një pikë këmbimi valutore është grabitur në qytetin e Divjakës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërkohë që autori nuk është identifikuar ende.

Sips informacioneve paraprake, autori ka qenë i vetëm dhe ka vjedhur paratë nën kërcënimin e armës dhe më pas dhe është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.