Kampionati botëror i futbollit pritet të nisë brenda pak ditësh dhe të gjithë ëndërrojnë të dalin triumfues prej tij, si një kompeticioneve më të rëndësishëm në nivel global.

Por për fituesin do të ketë një shpërblim të majmë, që nuk i përngjan asnjë prej kupave të tjera të botës të mbajtura më herët.

Institucioni më i lartë i futbollit FIFA ka vendosur që fituesi i trofeut të artë të marrë 40 milionë euro, ndërkohë që vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro ndërsa i treti 26 milionë euro.

Gjithashtu, FIFA ka vendosur të shpërndajë edhe më shumë se 200 milionë euro për klubet që kanë lojtarë në këtë kampionat.

Ndërkohë që klubet nxjerrin listën e lojtarëve të tyre të cilët do të përfaqësojnë secilën kombëtare në këtë turne, FIFA ka publikuar listën me 36 gjyqtarë kryesorë, 69 gjyqtarë ndihmës dhe 24 të tjerë të cilët do të jenë te VAR.