Ndeshja e Serisë A mes Veronës dhe Spezias rezervoi pamje të rënda për tifozët e futbollit.

Portieri polak i Spezias, Bartlomiej Dragowski, pësoi një dëmtim të tmerrshëm, duke i shuar edhe ëndrrën për të qenë i pranishëm në Botërorin që nis pas një jave.

Dragowski doli nga zona për të ndalur një aksion të kundërshtarëve, por vendosi këmbën keq dhe pësoi një thyerje të kaviljes.

Ai u largua me barrelë nga fusha e lojës dhe u dërgua menjëherë në spital.