Pak vite më parë, ishte nga tregjet më të preferuara për shkak të çmimeve të lira. Ndërsa sot, tregu i rrobave dhe sendeve të përdorura po ndien krizën që ka përfshirë ekonominë e vendit.

Tregtarët e tregut të rrobave dhe sendeve të përdoruara në Durrës, pas viteve të tëra pune që varion nga 15 deri në 30 vite, kanë arritur në pikën që kanë vështirësi edhe për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre.

Edhe në këtë treg i cili ofron çmimet më të lira për veshjet, ndihet shumë rënia e fuqisë blerëse.

Si në çdo fushë të biznesit, edhe këtu shumë tregtarë kanë mbyllur aktivitetin ose kanë falimentuar, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa ata që po rezistojnë nuk e dinë se si do të jetë e nesërmja.