Një 15-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Sipas pretendimeve të vajzës, e cila ka dëshmuar në polici, e mitura ka pasur njohje me djalin, i cili ka hyrë disa herë tek shtëpia e saj. Ajo ka rrëfyer se është kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet me dije se autori është me probleme të shëndetit mendor. Të njëjtët burime thonë se autori e viktima janë në të njëjtën shkollë.

12-vjeçares i është ofruar shërbimi i specializuar nga shërbimi social Pogradec, i cili po kujdeset në vijueshmëri për adoleshenten, pasi edhe prindërit e saj janë me probleme ekonomike, por edhe mendore./a2